I përdhunoi dhe i vrau vajzën 3-vjeçare, flet babai: Buzëqesha kur ia mbushën trupin me plumba

Rana Almatari është 3-vjeçarja e cila u përdhunua dhe më pas u vra nga krimineli Muhammad al Maghrabi.

Ai u ekzekutua para një turme njerëzish në Jemen dhe e gjithë skena u ndoq nga babai i vogëlushes.

Babai i saj, Yahya Almatari tha se e ndoqi ekzekutimin e autorit të këtij krimi me çlirim dhe gëzim.

41-vjeçari u ekzekutua pas koke nga një distancë e afërt me një breshëri plumbash nga një armë zjarrit e tipit AK-47.

Ai ishte fqinj me familjen e Ranas, të cilën e rrëmbeu nga rruga ditën e Bajramit. Maghrabi e përdhunoi e më pas e mbyti me duart e tij. Trupin e të voglës ai e hodhi në një xhami aty pranë.

Policia mendon se ai kishte kohë që e planifikonte ngjarjen.

“Ndjehem sikur kam rilindur. Kjo është dita e parë e jetës sime. Jam i çliruar tani. Drejtësia e Zotit mbizotëroi. Pashë vrasësin e vajzës time teksa ekzekutohej në sheshin Tahrir, më pas shkova me të afërmit e mi në spital, ku gjendej trupi i Ranas në morg. E morëm trupin e vogël dhe e varrosëm në një varrezë aty pranë. Unë dhe gruaja ime i jemi mirënjohës Allahut për drejtësinë”, u shpreh i ati i viktimës.