I pastrehu kthen unazën e çmuar, shpërblehet me një shtëpi

loading...

m

loading...

 

 

 

Nuk është skenar i ndonjë filmi hollivudian, por histori e vërtetë. Ajo ka si protagonist Billi Rei Harrisin, një i pastrehë në rrugët e Kansas Sitit.

Deri në fillim të këtij muaji, z.Harris i kalonte netët poshtë një ure të qytetit amerikan, duke mbajtur frymën me lëmoshën që i jepnin kalimtarët.

Një ditë, një grua e re pa dashje hodhi unazën e saj të fejesës në gotën e Billit.

Gruaja u kthye ditën tjetër dhe z. Harris ia ktheu unazën me vlerë 160 000 dollarë.

Që pas këtij momenti, në internet filloi një fushatë për mbledhjen e ndihmave për te pastrehun dhe deri tani janë mbledhur më tepër se 142 000 dollarë nga dhurues nga e gjithë bota.

“Shpresoj që e ardhmja të jetë më e ndritur se e shkuara jote dhe kujtimet më të mira në jetën tënde ende nuk kanë ardhur”, shkruan Geri nga Britania, një nga mijëra dhuruesit i cili dërgoi 20 dollarë.

“Nuk jam shenjt, por nuk jam as djall”, deklaroi z.Harris, i cili ka blerë një shtëpi me tri dhoma në Kansas Siti falë parave të siguruara nga donacionet.

 

loading...