I pari në shënjestër nga Gjykata Speciale është Agim Çeku


Autor: Milaim Zeka
Gjykata Speciale, e cila në praktikë ka vite që është themeluar, por që ende nuk është funksionalizuar për shkak të procedurave byrokratike, Të parin të cilin do ta godasë kjo gjykatë, është ish- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së, Agim Çeku.
Agim Çeku ka qenë edhe në poste të larta drejtuese të shtetit të Kosovës, deri në postin e kryeministrit të vendit, post të cilin ai e fitoi falë bujarisë së Ramush Haradinajt dhe partisë që ai udhëheqë.
Si lider politik, duke qenë se kishte ardhur nga një sturukturë ushtarake, njëri i cili kishte patur poste me shumë rëndësi në ish- Armatën Jugosllave ka bërë lëvizje të mëdha, madje edhe shumë të çudtitshme herë në partinë Socialdemokrate të Kaçusha Jasharit, herë tek partia e Ramush Haradinajt për të përfundurar tek PDK- ja e Hashim Thaçit.
Njohës të mirë të Agim Çekut thonë se notimet e tij në politikë kanë qenë identike me ato në biznes, ku ka përfituar shumë.
Sidoqoftë, Gjykata Speciale edhe ashtu në renditjen e parë të listës, si i dyshuar numër një është Agim Çeku. Gjykata do të ngrejë aktakuzë ndaj tij, e cila pritet të bëhet publike më së largu në muajin shtator të këtij viti.
Akuzat, ndër të tjera ndërlidhen edhe me shumë robër të luftës, të cilët janë kapur nga forcat e UÇK- së, në kohën kur Agim Çeku ka qenë drejtues kryesor i kësaj ushtrie./parrotlla.net/
AGIM