I ofroi picë njeriut të pastrehë, por …


Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në New York me pushime, kur ajo ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere me një të pastrehë.

Pa e njohur atë, ajo i ofroi një copë pica.

Turistja franceze, ishte jashtë për një shëtitje me partnerin e saj dhe djalin 15 vjeçar ku e ka parë njeriun duke gërmuar në plehra. Ai dukej se ishte një i pastrehë. Kjo gjë e ka prekur francezen, saqë ajo shkoi dhe i ofroi atij një copë nga pica që i kishte mbetur nga një restorant ku ishte më herët.

Ai pyeti: “Çfarë ka në qantë?”, unë u përpoqa të përgjigjem në anglisht, por përfundova duke thënë fjalët gjysëm frëngjisht, tha francezja.

I thash: “më vjen keq, por pica është e ftohtë”.

Ai tha: “faleminderit shumë, Zoti ju bekoftë”, ka thënë Gombeau.

Karine nuk ishte në dijeni kë e takoi në rrugët e New Yorkut, derisa dy ditë më vonë, një punonjës i hotelit ku familja e saj po qëndronte, u tregoi atyre një foto në gazetë, ku shihej Karine afër aktorit Gere.

Ajo rezulton se gruaja franceze kishte humbur aksidentalisht në setin e filmit “Time out of Mind”, në të cilin Gere luan një nga rolet kryesore.
largea_54-r3l8t8d-650-gere-feature-2-650x3801460962374