I ngacmuan të dashurën, ai kthehet me granatë në dorë (VIDEO)

loading...


Ky është momenti dramatik i një xhelozie të sëmurë. Një djalë xheloz, u  kthye në një lokal së bashku me miqtë e tij dhe sulmoi dy burra me armë, hanxhar  dhe granatë, pasi ata i kishin ngacmuar të dashurën.

Chen Hou, 35 vjeç dhe Hui Chang, 29 vjeç, kishin biseduar me vajzën që ishte ulur vetëm në një lokal në qytetin e Leizhou, në Kinë. Por pak minuta më vonë, tre burra të armatosur, njëri prej të cilëve ishte i dashuri i gruas, erdhën menjëherë dhe i sulmuan.

Në pamjet tronditëse, duket një nga burrat që mban një kapelë në kokë dhe një armë në dorë. Gruaja bën një lëvizje të shpejtë për të dalë nga lokali teksa dhuna

përshkallëzohet.

loading...

 

loading...