I ndau trupin më dysh tregtarit, lihet i lirë deputeti. I vëllai bën deklaratën “bombë”, ja ç’thotë

loading...

loading...

Deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi ditën e djeshme me makinën e tij tip “Benz” ngjyrë të zi me targa AA002 CY në aksin Durrës-Tiranë një 54-vjeçar.

Tregtari nga Kashari i quajtur Seit Sorra u masakrua nga përplasja dhe këmbët e tij u ndanë nga trupi në mes të autostradës.

Rakipi është liruar me urdhër të Prokurorisë dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë.

Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici.

Familja e tij e ka mësuar lajmin nga mediat dhe ata thonë se vetëm pasi kanë marrë trupin nga morgu u është kërkuar një version mbi ngjarjen.

Disa të afërm të viktimës kanë qenë prezentë në vendngjarje.

Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im.

Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, -ka thënë vëllai i viktimës.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

loading...