I moshuari shokon njerëzit në urban, nxjerr organin gjenital dhe bën veprime të turpshme (Video)

jaaaaaa_1468689258-8507610-530x300


Kanë kaluar kohë që nuk kemi dëgjuar raste të tilla, të paktën nuk kanë ardhur denoncime edhe pse mund të kenë ndodhur.
Një i moshuar në urbanin e Kopshtit Zoologjik në Tiranë ka bërë veprime të turpshme.

Ai ka nxjerr organin gjenital dhe për disa minuta ka bërë veprime të pahijshme, edhe pse rreth e rrotull kishte njerëz.
Sediljet përpara kanë qenë bosh, ndërsa pranë tij kishte disa djem dhe në momentin që ka pikasur që njëri prej tyre po e filmonte, ka mbyllur zinxhirin e pantallonave, ka hedhur një vështrim rreth e rrotull dhe ka vazhduar udhëtimin sikur të mos kishte bërë asgjë.