I mora burrin nënës sime!

Unë që po e shkruaj këtë histori jam një grua që mund të ketë bërë një gabim të madh, por duke menduar se kështu është fati, ndoshta nuk është gabim. Unë kam dy fëmijë të mrekullueshëm. Jam rreth të 40-ave dhe jetoj për bukuri në një apartament që ma ka dhuruar motra ime që jeton në Itali. Ajo ishte e martuar këtu dhe i vdiq burri e më pas u martua me një italian, që kishte lekë sa të duash, ndaj motra ma dha mua shtëpinë e saj që kishte në Shqipëri, meqenëse nuk kishte as fëmijë. Në fakt, motra ndjehej si në faj me mua, prandaj çdo gjë që të bëjë, mendon se akoma nuk e ka shlyer “fajin” që ka bërë duke mos më qëndruar pranë në një periudhë shumë të keqe për mua…
Ne ishim dy motra kur na vdiq babai. Ai vdiq nga një sëmundje e rëndë dhe nëna u trishtua shumë, mirëpo familja e martuan përsëri sepse nuk e mbanin dot me dy fëmijë. E martuan në qytet dhe kështu, menduan se e rehatuan, mirëpo ajo ende nuk e kishte kaluar dhimbjen e babait. E dëgjoja shpesh kur qante ditën kur bënte punët nëpër shtëpi. Burri i nënës, domethënë njerku, ishte një njeri shumë i dashur dhe sillej shumë mirë me nënën, kurse nëna tregohej shumë e ashpër me të. Kur ai e afronte, ajo e shtynte. Natën, ajo vinte e flinte me ne. Edhe pse isha rreth 13 vjeçe, e dija se nëna e kishte gabim. E dija se ajo duhej të flinte me burrin e saj, por nuk guxoja t’ia thoja sepse ajo ishte shumë e mërzitur dhe e dija se do të më bërtiste. Vitet kaluan dhe unë tashmë isha 16 vjeçe. Megjithëse isha shumë e vogël, nëna më tha se nuk kisha pse të vazhdoja më shkollën sepse duhej të futesha në punë, ngaqë nuk na dilnin të ardhurat. E mora shumë inat nënën. Në fakt, edhe më parë nuk ushqeja ndonjë dashuri të madhe, ashtu siç thonë shumë njerëz për nënën, madje disa herë dëshiroja të kishte vdekur ajo e jo babai.
E di se mund t’ju tingëllojë keq, por ajo vetë ishte një njeri shumë i ftohtë. Asnjëherë nuk na afronte mua dhe motrën e as të na përkëdhelte, sidomos pas vdekjes së babait, dhimbje të cilën nuk e kaloi dot.
Pranova ta lija shkollën me një dhimbje të madhe. Më futën në punë dhe kështu, filloi të grumbullohej inati im kundër nënës. Lodhesha në punë dhe rroga ime kalonte në duart e nënës e kështu, më dukej se po lodhesha kot. E pse duhej t’i mbaja unë ata me bukë? Njerku punonte, por ngaqë nuk punonte nëna, nuk mund ta kalonim me aq para. Ndërsa punoja, nuk e di pse m’u mbush zemra me inat e kjo i drejtohej nënës sime. Tashmë isha 17 vjeçe dhe mendova t’ia ktheja nënës me të njëjtën monedhë. “E si?”, do thoni ju. Duke e bërë xheloze. Ajo asnjëherë nuk tregonte asnjë shenjë dashurie a xhelozie për njerkun, madje dukej se ajo nuk e kishte trajtuar asnjëherë si burrë. Kështu, duke parë se edhe vetë ai ushqente simpati për mua, mendova ta provoja njëherë. Në fillim, vetëm për inat të mamasë mendova të bëja sikur kisha interes për njerkun, edhe pse ai ishte shumë vjet më i madh se unë.
Një ditë, tek po vija nga puna, e takova njerkun në shkallë dhe, kur po futeshim në shtëpi, e preka pak me krah. Ai u kthye menjëherë dhe më pa me sy qortues. Unë i qesha dhe i shkela syrin. Si duket dhe siç thoshte vetë më vonë, ai atë kishte pritur. U futëm brenda dhe ndeshëm menjëherë ftohtësinë e nënës. Ajo e kishte zakon që as të mos përshëndetej e kjo ftohtësi bëri të mos na vinte keq asnjërit për atë moment që sapo kishim kaluar. Më vonë në darkë unë ia shkela edhe një herë syrin njerkut. Ai ma ktheu. Më pëlqeu, çuditërisht.
Kështu vazhduam deri një ditë kur nëna nuk ishte në shtëpi. Isha ulur në divan, sapo kisha ardhur nga puna dhe ai më tha:
– Pse më bën gjithë këto provokime?
– Unë? Ç’provokime? – bëra sikur nuk po kuptoja.
– Ja, ato shkeljet e syrit e ato prekjet me krah, që i bën si padashje.
– Po ndoshta nuk i bëj padashje. Ndoshta dua t’i bëj.
– Ta ka qejfi ë? – tha ai. – Po ti a e kupton se ç’pasoja do të kishte nëse unë tani i marr si dua këto gjëra që thua ti dhe mund të vazhdoj më tej?
– Jo, nuk i di. – i thashë me një guxim që as sot e kësaj dite nuk e di se nga më erdhi.
– Po unë jam burri i nënës tënde!
– E pastaj? – i thashë.
– Nëna do të mërzitej shumë po t’i dinte këto gjëra…
– Ajo nuk di as të mërzitet, as të kënaqet.
Kur i thashë kështu, ai u ngrit dhe më erdhi shumë afër, sa ndjeva sikur kisha një skuqje në fytyrë. Ai më kapi mjekrën dhe më ngriti kokën lart, që sytë e mi të shikonin të titë dhe madje goja ime ishte edhe shumë afër të gojës së tij.
– Hë, si thua, e ndjen se po bën gabim?
Në fakt, e ndjeja pak se po gaboja dhe desha të tërhiqesha, por edhe më pëlqeu. Unë akoma nuk kisha patur asnjë të dashur dhe kjo afërsi m’u duk gjë e bukur.
– Jo, nuk po bëj aspak gabim. E dua këtë gjë prej kohësh.
– Po sikur të ndërrosh mendje më pas? – tha ai.
– S’do t’i themi askujt asgjë. Do ta mbajmë sekret…
– Dakord! – tha ai.
Pas kësaj, ai më afroi edhe më pranë vetes dhe më puthi. Ishte një gjë e bukur dhe kështu, ne vazhduam edhe më tej. Pas gjysëm ore, unë nuk isha më e virgjër dhe këtë e kisha bërë me njerkun tim. Ishim ulur përsëri në dy divane të ndryshme, por asgjë nuk ishte si më parë. Kur erdhi nëna, nuk vuri re asgjë. Ajo ishte një tip i çuditshëm dhe jam shumë e qetë që nuk i kam ngjarë.
Kjo ishte dita e parë dhe kështu, ne vazhduan dhe ditë të tjera. E vetmja që e kishte pikasur pak këtë ishte motra. Edhe ajo e dinte se po ndodhte diçka e keqe dhe një ditë, më tha:
– Nuk e di se ç’ka njerku që është kaq i gëzuar! Ai ka qenë shumë i heshtur dhe tani duket shumë në qejf.
– E ku ta di unë? – doja të largoja dyshimet unë.
– Mos ndoshta po e tradhton nënën?
Kjo fjalë e saj më shpoi tejpërtej, por pasi u kapërdiva, i thashë:
– Pse? Ku duket kjo?
– Në shumë gjëra. – tha ajo dhe kaloi nga dhoma tjetër.
Këtë bisedë ia tregova njerkut dhe ai mendoi të njëjtën gjë me mua, se mos ndoshta ajo na kishte parë ndonjëherë, mirëpo motra nuk e përmendi më, por ndodhi një gjë tjetër më e keqe. Në fakt, nuk e di a mund të thuhet e keqe, se nga kjo erdhi edhe një e mirë. Kisha kohë që nuk ndjehesha mirë në punë. Kisha marrje mendsh dhe të përziera. E kuptova se mund të kisha mbetur shtatzënë. Pasi e verifikova këtë gjë, ia thashë njerkut. Ai nuk u mërzit fare, madje u kënaq sepse kishte kohë që po priste një fëmijë në jetën e tij. I vetmi shqetësim i tij ishte se si do ta priste nëna. E dija se do të mërzitej, por unë nuk kisha shumë këtë problemin e nënës, këtë e kishte ai. Unë kisha problemin se nuk e dija a doja një fëmijë nga njerku. Nejse, vendosëm t’ia linim çdo gjë kohës. Pak nga pak, shtatzania po përparonte dhe erdhi një kohë kur nuk e fshihja më. I thashë nënës se doja të flisja me të.
– Nënë! E di se kam bërë gabim, por kam nevojë të më kuptosh…
– Çfarë ke? – tha ajo, me atë ftohtësinë e saj.
– Jam shtatzënë.
Ajo ngriti kokën dhe më pa me një lloj shikimi që nuk ia kisha parë ndonjëherë.
– Po si kështu? Ti je kaq e vogël! Unë prandaj kisha frikë të të lija në shkollë, për këtë arsye. Zemra e nënës, po sa kohë ke?
– 3 muaj.
– Sa? Po pse s’më ke thënë më parë? Do të të ndihmoja unë për çdo gjë.
Ajo më mori afër dhe më përqafoi me një dashuri që nuk e kishte shprehur kurrë më parë. Kjo gjë më bëri të ndjehesha fajtore për herë të parë pas kaq muajsh. Në atë çast, u fut njerku në dhomë dhe na gjeti ashtu përqafuar mua dhe nënën. Edhe ai u prek.
– Eja këtu – e ftoi nëna – e sheh sa ka vuajtur vajza dhe mua s’më ka patur afër?
Ai uli sytë.
– S’ka gjë, zemër – tha nëna, duke më parë në sy – do të të ndihmoj unë të martohesh dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Babai i fëmijës punon me ty apo është në lagje?
Këtu, për herë të parë, e urreva veten dhe mendova se sa shumë kisha gabuar.
– Babai jam unë! – tha njerku, sepse e pa se në ç’gjendje ishte situata.
Nëna më largoi menjëherë nga vetja dhe u shndërrua përsëri në atë njeriun e egër e të ftohtë. Sytë iu mbushën me lot dhe, që nga ajo ditë, as nuk foli më me mua dhe as ia pashë ata dy sy të papërlotur. Në fakt, kërkova të abortoja, por mamia më tha se fëmija ishte i madh e nuk e merrte përsipër. Kështu, më lindi fëmija i parë e më pas, i dyti. Nëna, siç ju thashë, nuk më foli më me gojë, por u tret pak nga pak, derisa vdiq ashtu e përlotur dhe me vuajtje të madhe, të cilën uroj të mos e kaloj vetë ndonjëherë. Pas disa kohësh, vdiq edhe njerku, nga një tumor në kokë. Tani jetoj për dy fëmijët e mi. Motra nuk foli me mua për shumë vite derisa i vdiq burri i saj dhe papritur, një ditë erdhi në shtëpi pas një kohe të gjatë që nuk më fliste dhe më bëri dhuratë shtëpinë e saj, sepse do të largohej për në Itali. Shtëpinë e njerkut ia kam falur djalit të madh i cili bashkëjeton me një vajzë dhe unë jetoj me vajzën, në shtëpinë që më fali motra…
Sot jetoj mirë dhe mendoj se më e rëndësishmja është që nuk gjykohem nga fëmijët e mi, të cilët e dinë gjithçka dhe nuk më bëjnë me faj. Kjo më intereson.