I lyen flokët vajzës 2-vjeçare, por ja çfarë i ndodhi nënës së saj

Piercing, make up-i, flokët e lyer – edhe pse janë rutinë bukurie për shumicën e femrave, një debat i nxehtë ka të bëjë me atë se kur është koha për ta filluar këtë rutinë për fëmijën?
Sipas një nëne, mosha është 2 vjeç, shkruan Class.
Charity Grace LeBlanc ka postuar një video në Instagramin e saj ku është duke i lyer flokët së bijës me pink sepse “ajo po më lutej për një kohë të gjatë.” Në përshkrim, Charity thotë se bëri një truk me bojën (natyrale) që po përdor mbi flokët e Felicity, sepse “ajo është akoma e vogël.” Po ashtu, ajo zgjodhi një bojë jopermanente dhe e sigurt që fëmijës i del pas 2-3 larjeve.Megjithatë, në përshkrimin e videos, Charity pyet prindërit: A do të bënit edhe ju të njëjtën gjë me fëmijët tuaj?

VIDEO