I lë 5 milion lekë në tavolinë gjyqtares dhe ikën duke qeshur, por ja si e pësoi biznesmeni shqiptar

ervin-braho_1477309055-8702802


Ervin Braho është biznesmeni që u dënua në gjyq me akuzën e korrupsionit. Në janar të këtij viti, ai u shpall në kërkim pasi gjyqtarja Selvije Gjonçaj bëri kallëzim penal ndaj tij.

Biznesmeni kishte hapur një proces gjyqësor kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës. Kështu, që të fitonte gjyqin, ai ka shkuar në zyrën e gjyqtares, i ka lënë në tavolinë një zarf prej 5 milionë lekësh të vjetra, për t’u favorizuar nga ajo dhe është larguar i buzëqeshur.

Por, duket se plani nuk i shkoi ashtu siç e kishte menduar, pasi gjyqtarja e kallëzoi Ervin Braho, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve e funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”