I kërkuan kartën e identitetit kur shkoi për të blerë cigare, por sa vjeçe është kjo grua? (FOTO)

Një nënë ka treguar sesi shitësja në një dyqan i ka kërkuar kartën e identitetit, pasi ajo donte që të blinte një paketë cigare.

Sarah Clear teksa po shkonte në punë, ndaloi në degën Chichester të Sainsbury për të blerë duhan, kur ajo u përball me surprizën. Asaj kurrë nuk do t’i shkonte në mendje se do i duhej që të tregonte kartën e identitetit për një gjë të tillë.

Arsyeja se pse i kërkuan një mjet identifikimi ishte se shitësja mendonte se Clear ishte minorene. Ndihmës shitësja së bashku me një burrë që ishte në radhë duke blerë, u përpoqën që t’i shpjegonin arkëtares se Sarah ishte 39 vjeçe.

Clear i ka thënë shitëses se është nënë e një djali 21-vjeçar, dhe se ishte më e madhe se punonjësit aty. “Fillimisht mendova se ishte një shaka, pasi mund të më thonë se jam 25 vjeçe por jo aq e vogël sa mendoi ajo”, ka shtuar 39-vjeçarja.