I kërkoi lidhje serioze por ai iku fshehur, pas 10 vitesh e takon aty ku s’ia priste mendja

Të gjithë e kemi të sikletshme kur takojmë ish-in tonë , ose të paktën dëshirojmë që kur ta shohim sërish të jemi më të bukur, më të pasur më të suksesshëm…

Por pasi e ke lënë të dashurën në mënyrën më të keqe dhe e takon atë pas 10 vitesh si… drejtoreshën tënde, kjo është ‘e dhimbshme’.

Kështu i ka ndodhur një djali britanik i cili pas tre vitesh lidhjeje, e la partneren kur ajo i kërkoi që ta bënin lidhjen zyrtare. Ai tregon se para 10 vitesh kur ajo kishte shkuar në shtëpinë e saj për Krishtlindje, ai kishte marrë gjerat nga apartamenti ku jetonin të dy dhe ishte larguar për të mos u kthyer më dhe për të shmangur propozimin.

I gjendur në befasi dhe aspak gati për ‘të lidhur këmbët’, i telefonoi disa ditë më vonë për t’i treguar se kishte gjetur punë në një qytet tjetër dhe se nuk donte që lidhja e tyre të vazhdonte.

Ajo ishte fiksuar keq atë periudhë me mua dhe më përndiqte, më kërkonte të ktheheshim, por unë nuk ndihesha gati sepse ishim shumë të vegjël”, tregon ai për “Mirror”.

Por duket se fati e ka vënë përballë një sfide tjetër pas kaq shumë vitesh…

Ai rrëfen se në shkollë ku ai punon si mësues do të vinte një drejtoreshë e re, dhe kur lexoi të dhënat mbeti i shtangur pasi pa emrin e saj.

Nuk di nga t’ia mbaj. E kam shumë të vështirë ta ritakoj atë dhe ta shoh në sy, e aq më tepër si drejtoreshën tim. Po mendoj seriozisht të lë punën sesa t’i ‘nënshtrohem’ asaj”, shprehet ai.

Teksa ka rrëfyer sikletin e tij ai ka kërkuar një këshillë se si duhet të veprojë tani për të mos e ‘djallosur’ sërish.

Një eksperte për marrëdhëniet në çift i sugjeron që të përballet me vajzën dhe t’i kërkojë falje për mënyrën se si e la. Kështu ata do të kenë mundësi për një fillim të ri… tashmë si kolegë.