I humb unaza e martesës, e gjen atje ku nuk e priste (Foto)

Një grua ka humbur unazën e martesës, të cilën e ka kërkuar gjatë nëpër shtëpi, por pa sukses.

Fatmirësisht, një ide e zgjuar e ka çuar atë drejt vendit ku ndodhej unaza: në aparatin tretës të fëmijës së saj.

skan

Në “Imgur” është postuar një foto e skanimit që i është bërë barkut të fëmijës, pas dyshimeve të prindërve se ai mund ta kishte kapërdirë unazën.

Babai i fëmijës, Clark Griswold, i cili e publikoi foton, thotë se fëmija nuk kishte shfaqur asnjë shenjë, por pasi nuk e kishin gjetur unazën në të gjithë shtëpinë, atij dhe të shoqes u kishte lindur ideja t’i bënin një skaner të voglit.
Unaza-te-marteses-ilustrim-650x358