I hedh një sy fotos së fëmijërisë, befasohet nga ajo që sheh pas. Si është e mundur?

loading...

loading...

Nuk thonë kot që rastësia është “mbret i botës”.

Kjo frazë i përshtatet më së miri historisë së Nick, i cili një ditë duke parë një foto të fëmijërisë me vëllezërit e tij, bën një zbulim të pëbesueshëm.

Fotografia tregon atë së bashku me vëllezërit e tij duke luajtur në rërë por pas tij ndodhet një vajzë e vogël.

Nick nuk arrin tu besojë dot syve kur sheh që vajza e vogël është vajza me të cilën do të martohet më vonë.

Që të dy, Nick Wheeler e Aimee Maiden, ndodhen disa metra larg të përjetësuar në fotografi.

Në të vërtetë familjet e tyre jetonin 65 kilometra larg dhe ka qenë rastësi që të dyja palët kanë kaluar pushimet e tyre, në të njëjtin vit, në Mousehole, të Britanisë së Madhe.

Dy dekada më pas, dy fëmijët të cilët nuk njiheshin, por që rastësisht ishin shumë afër në plazh, u bënë burrë dhe grua.

Një shenjë e fatit? Nuk e dimë por ngelet një rastësi e bukur.

loading...