I harron çelësat brenda, rrezikon jetën për të hyrë në apartament (Video)

screenshot-3_1454020773-5387652.png

Videoja shfaqë momentin e frikshëm kur një burrë e rrezikoi jetën e tij duke u lëshuar në katin e katërt të një ndërtese.

52-vjeçari me kombësi ekuadoriane, që jeton në Alicante, Spanjë, i harroi çelësat brenda apartamentit të tij.

Plani i tij ishte që të hynte në apartament duke u lëshuar nga çatia me një litar, dhe duke hyrë më pas në apartament përmes dritares, transmeton Gazeta Express.

Për ta bërë këtë atij i ndihmuan edhe fqinjët.