I dhunojnë, i xhirojnë, i shantazhojnë viktimat… e madje u kërkojnë martesë!

Passport.jpg1

Ka gjithnjë e më shumë raste ku përdhunuesit shantazhojnë viktimat me incizimet e përdhunimit. Pas kësaj, ata kërkojnë para, e madje edhe të martohen me to.

Një viktimë 21-vjeçare ka treguar se si regjistrimi i aktit të urryer iu dërgua në profilin e saj në Facebook, duke e bërë që të përjetojë edhe një herë tronditjet e traumat. Përdhunuesi i saj (ish-partneri), pastaj kërkoi që ajo të kthehet tek ai ndryshe kërcënoi se xhirimet do t’ia dërgojë miqve dhe familjes.

“Pashë duart, këmbët, dëgjoja duke thënë që të largohet nga unë… I pashë 30 sekondat e para dhe e dija se për çfarë është fjala”.

Këtë intervistë, si dhe disa tjera, i ka bërë gazetarja e SBS News, Naomi Selvartanam, e cila vendosi të hetojë rritjen e rasteve ku përdhunuesit vazhdojnë të torturojnë viktimat në aspektin psikik.

Ajo arriti në përfundimin se nuk është fjala për incidente të izoluara dhe se më të rrezikuarat janë studentet ose migrantet në Australi, shkruan Independent, transmeton Telegrafi.

Një grua nga Hong Kongu madje ka paguar mijëra dollarë përdhunuesin e saj që ai të mos e publikojë videon e përdhunimit. E, një femër e re indiane në një gosti i vendoset droga. Ajo alivanoset, ndëras zgjohet pas tetë orëve pa kujtuar gjë. Megjithatë, më vonë pranon videon e përdhunimit të saj përmes së cilës sulmuesi kërkon që ajo të martohet me të ose xhirimin do t’ia dërgojë familjes së saj. Në këtë rast dhunuesi është arrestuar dhe dënuar. /Telegrafi/