I dha fund jetës pas ndarjes nga e dashura, zbardhet dëshmia e nënës

loading...

loading...

Zbardhet dëshmia e nënës së të ndjerit Eneo Ferko, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së martës në spitalin e Fierit, pasi piu fostoksinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu i dha fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike pasi prej pak kohësh ishte ndarë nga e dashura.

E ëma ka thënë para uniformave blu teksa është marrë në pyetje se nuk e ka idenë se pse i biri i dha fund jetës.

“Ishte djalë i komunikueshëm dhe shumë paqësor. Jemi të shokuar. Nuk e dija se djali im do të shkonte deri këtu. Dukej i fortë dhe e donte jetën. Nuk më besohet se e
zgjidhi kështu”, ka thënë grua.20-vjeçari i ndjerë, jetonte në një shtëpi me qera me të ëmën, e cila ishte e divorcuar nga babai i tij.

Pak ditë para flijimit ai kishte shkruar në Facebook, “Kur i thua dikujt që vetëm ti më ke mbetur… atij i duket sikur i thua “Jepi, ma jep dhe ti shqelmin e fundit”.

loading...