“I dërgova gabimisht mesazh të turpshëm njerkut tim”! Do shkriheni nga gjërat më poshtëruese që kanë bërë njerëzit!

Të gjithë bëjmë gabime turpëruese që do të donim t’i harronim…dhe çfarë gabimesh se!

Nga ato gabime që na kanë skuqur për orë të tëra dhe do donim t’i harronim, ndërsa nuk ia dalim dot gjithmonë ta arrijmë diçka të tilë. Momente të tilla të sikletshme janë rrëfyer nga përdorues të ndryshëm të rrjetit social Reddit, dhe historitë e tyre do ju lënë pa fjalë.

Një vajzë kishte shkruar një mesazh seksi për të dashurin e saj, dhe vetëm pasi shtypi butonin “Dërgo”, kuptoi se në të vërtetë mesazhi kishte përfunduar tek telefoni i njerkut të saj.

Një tjetër pasi ia kishte dalë të merrte numrin e celularit të një vajze që kishte fiksim, ia doli të rezistonte për vetëm 10 minuta para se t’i dërgonte një letër të gjatë dashurie ku i hapte zemrën.

Dikush tjetër tregoi se kishte qenë tapë fare një natë më parë dhe vetëm në mëngjes zbuloi që kishte krijuar një grup në Facebook me emrin e vajzës që pëlqente në vend që thjesht ta kërkonte tek “Search”.

Ja disa histori të tjera: