I dërgonte lule nënës në varr më pas zhdukeshin, vendos të filmojë gjithçka (VIDEO)

Pas vdekjes së nënës së saj të moshuar, çdo javë shkonte në varreza për të vendosur lule mbi varrin e saj. Por rast pas rasti i bënte përshtypje një detaj, lulet zhdukeshin gjithmonë.

Kështu ajo mendoi të vinte një kamerë për të zbuluar se kush ishte hajduti. Ajo pa se një vajzë vidhte me shpejtësi lulet e varrit të nënës së saj, pa prekur ato ngjitur. Tashmë gruaja është vënë në kërkim të vajzës hajdute, dhe po tenton të zbulojë motivin që e shtyn që të vjedhë lulet.