I dehuri hyn në ashensor, lë jashtë qenin që varet me litar në fyt (Video)

8f11dfa4-7e02-4ba3-8a01-19d83a280ea4---0-
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë episodin e pazakontë në Rusi

Që alkooli vendos në rrezik jetën e njerëzve është diçka e ditur. Por në këtë rast, që ka ndodhur në Rusi, në rrezik ka qenë një qen, padroni i të cilit e ka detyruar të kalojë dhjetë minutat më të këqija të jetës së tij.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar hyrjen në një ashensor të burrit të dehur, teksa ka shtypur menjëherë butonin e katit, duke lënë jashtë qenin e tij. Mirëpo, në një moment, litari me të cilin mbahej është kthyer në një lak thuajse vdekjeprurës për kafshën. Fatmirësisht, si përfundim qeni ka shpëtuar falë ndihmës së shpejtë që ka marrë.