I dehur hyn dhunshëm dhe shëtit brenda terminalit me makinë, i tmerron udhëtarët (Video)

Një person i dehur është futur dhunshëm me makinë nëpërmjet dyerve të terminalit në një aeroport në Rusi, duke vozitur rreth e rrotull derisa oficerët po e ndiqnin në këmbë, të dëshpëruar për ta ndalur. Pamje të kamerave të sigurisë shfaqin atë me një makinë ngjyrë hiri, duke e çarë borën jashtë dhe më pas duke hyrë dhunshëm në terminal në Aeroportin Ndërkombëtar “Kazan”, Ai ka bërë xhiro brenda terminalit deri në momentin kur është përplasur në derën dalëse, ku edhe është ndalur dhe oficerët e policisë kanë qenë në gjendje ta largonin nga makina. Nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.