I dashuri shqiptar ‘vret’ Bleona Qeretin

156013_471254402928354_1184262724_n

Bleona nuk gënjen… Të gjitha çfarë ka thënë deri tani i ka bërë realitet. Premtoi një bashkëpunim me Timbaland dhe e bëri. Tha se do të mbante një tur të gjatë koncertesh në Shqipëri e më gjerë dhe ashtu ndodhi. Madje në përmbyllje të tij solli si të ftuar special në Tiranë grupin e famshëm në të gjithën botën, “Gipsy King”.

Së fundmi është provuar që Bleona e kishte me gjithë mend edhe kur na tregonte për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “True Justice”, ku protagonist kryesor është aktori i njohur Steven Seagal. Këngëtarja shqiptare, është shfaqur si aktore përkrah legjendës amerikane të aksionit në rolin e një fallxhoreje. Bleona shfaqet dy herë gjatë serialit.

Në një prej fragmenteve ajo është e dashura e një shqiptari, të cilit i thotë se “ne jemi raca më e bukur në botë”, ndërsa në skenën tjetër, Bleona i sheh fatin Steven Seagal.

Fundi i këngëtares së njohur në film është tragjik, pasi ajo vritet nga i dashuri i saj. Përkundër rolit të vogël, Bleona e ka shfrytëzuar këtë rast për të folur shqip. Secili episod i serialit të quajtur “True Justice”, për nga tematika i ngjan një filmi të veçantë, ndërsa Bleona ka aktruar në serinë me titull “Violence of Action”