I Dashuri Im, Përveç Tjerash Duhet Të Jetë Edhe I Bukur!

loading...

1053-195x300[1]

loading...
Pas shumë angazhimeve të cilat ajo i ka si këngëtare, Adelian Emini ditëve të fundit i është përkushtuar edhe modelimit. Ajo mbrëmjen e së hënës ishte pjesë e sfilatës së fundit të kreatores Teuta Matoshi ku kishte pranuar ftesën e kreatores për të sfiluar me fustanet e saj.
“Unë nuk e kam provuar më parë që të jem pjesë e një sfilate. As që kam menduar që të jem ndonjëherë, por kam marrë ftesë nga kreatorja Teuta Matoshi dhe e kam pranuar me shumë kënaqësi të jem pjesë e këtij evenimenti, shkruan “Tribuna”. Këtë e konsideroj si një përvojë timen interesante”, tregon fillimisht këngëtarja, duke rrëfyer më tutje edhe për angazhimet e saj pasuese rreth muzikës.
Kënga e re vjen bashkë me verën
“Plani im i radhës është që të realizojë edhe një këngë të re. Duke qenë se stina e verës është shumë afër, plani im është që të sjellë një këngë më ritmike, pasi që edhe vet vera është dinamike”, tregon Adelina duke hezituar të flasë më shumë detaje për krijimin pasues. “Në momentin kur do ta finalizojë punën time, gjithçka do të kuptohet. Andaj më shumë preferoj që ta lë si një surprizë të këndshme për të gjithë fansat e mi!”.

Përveç aktiviteteve të shumta artistike të cilat kanë rrëmbyer ditët e këngëtares, pjesë e përditshmërisë së saj është edhe jeta private, familja, shoqëria e daljet e kohë pas kohe.
E kur bëhet fjalë për lidhjet dashurore, këngëtarja thekson se tek këndi i saj privat nuk ka shumë dëshirë të preket, për vetë faktin se ajo dëshiron që këtë pjesë të jetës së saj, ta ruajë më shumë për vete. E megjithatë, ajo tregon se jeta e saj private po zhvillohet qetësisht pa ndonjë gjë të re në këtë drejtim.
“Nuk ka diçka të re rreth jetës sime private! Nuk dëshiroj që të flasë rreth privatësisë sime, pasi që e cilësoj vetëm timen”. Por, përkundër kësaj këngëtarja nuk nguron të flas për tiparet që duhet t’i ketë mashkulli i saj i ardhshëm. “Në momentin që unë do vendos që të ndajë jetën me dikë, do duhet që të jenë disa kritere të përmbushura. E shoh që të jetë i mençur, i dashur, por duhet të jetë edhe i bukur ha-ha-ha!”, shprehet për fund Adelina

loading...