“I dashuri i vjehrrës më përdhunoi dy herë rresht: ‘Shih ç’po i bëj nuses!’”

loading...

loading...
jë 56-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 vite burg, nën akuzën e përdhunimit ndaj nuses së djalit të bashkëjetueses së tij.
I pandehuri në fjalë është Sh.Z. Ai është arrestuar më date 5 korrik të këtij viti, ndërsa kallëzimi është bërë nga Xh. K. Kjo e fundit ka pretenduar se 56-vjeçari, bashkëjetuesi i vjehrrës së saj, ka abuzuar seksualisht me të.

“Vjehrra bashkëjeton me Sh. Z., i cili është me banim në Valias. Më datë 3 qershor 2016, unë së bashku me kunatën time ku me vete kisha vetëm djalin tim, kemi shkuar tek vjehrra jonë. Ajo bashkëjeton me Zarkën, ndërsa ne na kishte ftuar për drekë. Kemi shkuar në banesën e tij ku jemi ulur për të ngrënë drekë. Pasi kemi mbaruar drekën, jemi ulur për të pushuar. Unë, djali dhe kunata kemi shkuar në një dhomë gjumi për të fjetur”, ka treguar e dhunuara para gjykatës.

Përdhunimi

“Pas pesë minutash, pasi ne ishim futur në dhomë, ka hyrë Sh. Z., i cili mbante në dorë dy gota me birrë, që të pinim dhe ne. Ne i kemi thënë se nuk na pihet më dhe jemi ulur për të pushuar. Ai ka vazhduar të na thotë se duhet të pini gotat e birrës, si dhe kur ne e kemi kundërshtuar ai m’i ka hedhur gotat në kokë.

Njërën e ka gjuajtur në drejtimin tim e pasi i jam shmangur, gota ka rënë në mur duke u thyer mbi dysheme. Kurse me gotën e dytë më ka goditur në kokë në anën e majtë të saj, mbi vesh. Në këtë moment më ka kapur nga flokët duke më ulur në dysheme, ka filluar të më gjuajë me grushte dhe me shkelma në të gjithë trupin.

Në këtë moment kunata e frikësuar ka marrë djalin dhe është larguar nga banesa. Ndërkohë, ai ka hyrë në dhomë, ka mbyllur derën, nën kërcënimin e një thike më ka zhveshur duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mua. Pasi ka mbaruar punë, më ka thënë të rrija shtrirë përpara tij derisa të thoshte ai që të çohesha.

Me pas, siç isha e zhveshur më ka thënë të ngrihesha në këmbë, të rrotullohesha rreth tij që të më shihte, ku dhe unë kështu bëra. Vazhdonte të më kërcënonte me thikë në dorë, ndërsa thoshte se do të dalësh nga dhoma kur të të them unë, pasi nuk kam mbaruar qejfin akoma”, ka treguar Xh. K.

Debati

“Në këtë moment ka thirrur vjehrrën time, që i ka hapur derën. Kur është futur ajo, në një moment që të dy ishim të zhveshur, ai i ka thënë: “shihe nusen e djalit se çfarë po i bëj.

Vjehrra e ka marrë me të mira duke i thënë: “hajde merru me mua dhe lëre nusen”. Sh. Z i ka thënë vjehrrës: “më bëj një kafe”, dhe më pas duke më kërcënuar ka filluar të më dhunoje seksualisht përsëri. Pasi ka mbaruar punë, më ka thënë: “çohu, vishu dhe dil jashtë”. Abuzoi me mua dy herë, njëra pas tjetrës.

Pyetje: A e njihnit më parë shtetasi Sh. Z.?

Përgjigje: Jo nuk kam pasur njohje më parë me këtë person.

Pyetje: Ju gjatë drekës keni vene re nëse ka treguar interes ndaj jush?

Përgjigje: Jo, gjatë drekës nuk kam vënë re një gjë të tillë.

Pyetje: Atëherë si ka ndodhur që ju dhunoi seksualisht në banesën e tij, në praninë e vjehrrës dhe të kunatës tuaj?

Përgjigje: Unë nuk di gjë për këtë, por një gjë di që, ai ishte i pirë dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm me një thikë që mbante në duar më dhunoi seksualisht dy herë.

Vjehrra

L. K, vjehrra e Xh. K ka thënë para hetuesve se:

“Më date 1 korrik 2016, nusja ime Xh…, ka ardhur te shtëpia ime në Valias. Ajo ka qenë me djalin e vogël dhe ka ardhur rreth orës 09:30. Pasi ka ardhur kemi bërë të dyja drekën, kemi ngrënë unë, Xh…, dhe Sh., ku pas dreke kemi dalë nga shtëpia. Ajo ka ikur për në Tiranë. Pas 5 ditësh ajo ka bërë denoncimin në fjalë. Dua të sqaroj se, kur ka ardhur në shtëpinë tonë, ajo ka pasur shenja nxirje në trup, si dhe unë e kam pyetur se përse i kishte ato të nxira, ajo më ka thënë se ishte rrëzuar. Dua të sqaroj se Xh…, pi alkool dhe del në rrugë, ku më kanë thënë se ajo pi dhe hashash”, është shprehur L. K.

Ndërkohë, nga ana e organit të akuzës, është bërë ekspertimi mjekoligjor, i cili arrin në përfundimin që Xh. K është e defloruar e vjetër. Tek ajo, pavarësisht se janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore nuk mund të justifikojnë faktin se këto dëmtime i ka shkaktuar i pandehuri dhe bien poshtë edhe me dëshminë e vjehrrës L. K. /Shekulli/

loading...