I dashuri i humbi jetën në atentatin në Sukth, flet për herë të parë këngëtarja shqiptare

loading...

loading...

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila prej kohësh është shkëputur disi nga vëmendja e medias, vjen me një rrëfim krejt ndryshe nga herët e tjera.

Ndonëse ajo poston foto të ndryshme në rrjetet sociale, ku duket se është me pushime tërë kohës, kjo padyshim nuk është periudha e saj më e mirë.

Në një intervistë për emisionin “Edicioni Veror” në Abc News, Fjolla ka treguar se për momentin është single dhe se preferon të qëndrojë vetëm.

“Jam vetëm sepse tani është më mirë të rri vetëm”,- ka thënë fillimisht Fjolla. E pyetur nga gazetarja se nëse është zhgënjyer ndonjëherë nga dashuria, Fjolla është përgjigjur kështu: “E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti t’i merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty”.

Më tej ajo ka pohuar se ka humbur personin e saj të zemrës pasi ai nuk jeton më. Disa kohë më parë u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.

Në atentatin në fjalë humbën jetën ish-shefit të Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

loading...