I burgosuri shqiptar shokon opinionin austriak me fotografinë e tij “selfie”

loading...

Passport.jpg1

loading...

Kushtet e jetesës në burgjet austriake duket se janë jashtëzakonisht të mira, pasi të burgosurit kanë mundësinë të bëjnë “selfie” dhe të tregojnë “shtëllungën” e parave që kanë, të llojit të celularit që përdor, drogës, duhanit dhe pijeve alkoolike që konsumojnë, e madje edhe të armëve që posedojnë!

“Asnjërën nga këto nuk do të duhej t’i kishte në qeli, por i burgosuri me përkatësi etnike shqiptar, ka mahnitur opinionin austriak me fotografinë ‘selfie’ që tregon pasurinë e tij në qeli, foto të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook”, shkruan e përditshmja serbe, raporton lajmi.net.

“Por opinioni austriak është shokuar për së dyti, nga i njëjti i burgosur. Kur policia është futur në qeli, për të kapur atë që kishte parë në foto, nuk ka gjetur asgjë, absolutisht asgjë”, shkruan Kurir.

Bruno Sladek, një nga autoritetet e burgut në Krems, ka thënë se policia është duke e vërtetuar autenticitetin e fotografisë, ndërsa gardianët janë duke e përcjell çdo lëvizje të të burgosurit që ka mahnitur opinionin austriak, shkruan Kurir, njëra prej gazetave më spekulative në rajon.

loading...