I burgosuri shqiptar “mbyt” me shkelma dhe grushta grekun

Sherr me grushte mes nje greku dhe nje shqiptari brenda burgut. Ngjarja ka ndodhur ne nje
burg ne Krete dhe cilesohet nga mediat greke si nisje e ‘luftes hakmarrese’ mes grekeve dhe
shqiptareve.

Sipas policise ne kete burg prej kohesh nuk ka pasur te denuar shqiptare. Ata që kanë mbetur
nga vitet e kaluara, mbahen në sektorë të veçantë. Kjo pasi pikërisht në këtë burg ka një
“hasmëri” të hershme mes shqiptarëve dhe grekëve. Mediat greke kujtojne se në prill të vitit
1999, në këtë burg u vra greku G. Sopasi dhe që atëherë shqiptarët nuk i fusin në qelitë
kryesore të burgut.

Kush transferohet për të qëndruar tranzit në këtë burg, mbahet në një
sektor të veçantë. Pikërisht 33-vjeçari shqiptar u transferua për të qëndruar një ditë, pasi
kishte gjyqin në Kretë për grabitje me armë. Ai kërkoi të drejtat e tij për të kaluar natën në
qelitë kryesore të burgut dhe u fut në një qeli me grekun 29-vjeçar të dënuar me burgim të
përjetshëm për vrasje.

Ky i fundit njihet në burg si djalë i kulturuar dhe që punon për të
nxjerrë para në burg. Dyshohet se 33-vjecari shqiptar është nxitur nga grupi i shqiptarëve që
mbahen në sektor të veçantë me qellim për te treguar forcën ndaj grekeve, pra “ne bëjmë
komandën këtu”.