I bie violinës teksa i nënshtrohej operacionit – VIDEO

0

Roger Firsch është njëri prej violinistëve më të mëdhenj në botë dhe talentin e tij ai e ka treguar edhe teksa po i nënshtrohej një operacioni në kokë. Firsch-it nuk i është dridhur dora t’i bjerë violinës edhe në momentet që po i nënshtrohej një operacioni në kokë në Mayo Clinic.

Firsch, ka vuajtur nga një dridhje e lehtë e dorës për një kohë të konsiderueshme, e cila e pengonte që të luante në violinë. Mjekët konstatuan se truri i këtij violinisti duhet të përforcohet me një elektrodë, e cila do t’i ndalte dridhjet.

Por, për shkak se dridhjet kanë qenë jo shumë të mëdha atëherë është pare e arsyeshme që ai të operohet pa anestezi të plotë. Për më tepër, derisa truri i tij ka qenë i hapur, atij i është kërkuar që të luaj me violinë në sallën e operacionit, ku do të testohej nëse po i ndaleshin dridhjet.

Për fatin e mirë operacioni ka kaluar me sukses të plotë. Pesë vjet pas operacionit violinisti Firsch vazhdon të luaj më violinë pa ju dridhur dora. Por, gjatë performancës ai duhet ta aktivizoj elektrodën që qëndron në kokën e tij.