I bëri foto “bishës” luksoze, ky është detaji në foto që nxori zbuluar Oni Hysenbelliun

Oni Hysenbelliu, një nga biznesmenët e rinj të Tiranës është një ndër emrat më të lakmuar përsa i përket lajmeve të mediave rozë.
Ai shfaqet gjithmonë në fotot që poston në profilin e tij në Instagram, me makina luksoze.

Blera e tij më e fundit është një “McLaren” me vlerë rreth 250 mijë euro. Ai nuk është ndalur me kaq dhe i ka shtuar koleksionit të tij të “bishave” edhe një “G Class”, e cila sipas Google çmimin fillestar e ka 199.900 dollarë.

Në foton e fundit të postuar ai shfaqet me makinën e tij luksoze të parkuar nën shenjën e parkimit për invalidë, detaj ky që ka rënë në sy për keq tek ndjekësit e tij në Instagram dhe jo vetëm…