I bëri bllok në Facebook, vajza poston foton që e bën të pendohet përjetë

Të marrësh sa më shumë like në fotot e postuara në rrjetet sociale është kthyer në një lloj fiksimi dhe sfide për njerëzit.

Rasti më i fundit është i një vajze të re, e cila ka postuar foton e saj me barkun e rrumbullakosur dhe kërcënon se nëse nuk merr 4000 pëlqime do e abortojë bebin.

Jam katër muajshe shtatzënë dhe në se nuk më jepni 4000 pëlqime do të abortoj”,- shkroi krah fotos të postuar në Twitter vajza me emrin Saipainting.

Pasi postimi i saj u bë viral, ka reaguar edhe babai i fëmijës.

Në vend që të më thoje se është fëmija im, ti vendose të shkruash në Twitter këtë budallallëk?-ka komentuar babai i fëmijës.

Pas këtij komenti vajza ka shkruar se nuk donte që ai ta merrte vesh kështu, por nuk kishte si t’ia thoshte tjetër sepse ai i kishte bërë bllok në Facebook.