Hyundai Grand Santa Fe

loading...

timthumb (1)

loading...
Për tregun evropian ditë më parë është prezantuar modeli Hyundai Santa Fe, një version i zgjatur i modelit të popullarizuar SUV të Hyundai-t. Grand Santa Fe për herë të parë është prezantuar në vitin 2012 në panairin e veturave në nju Jork, mirëpo, versioni për Evropë është përshtatur në tërësi me pritjet e blerësve evropianë, posaçërisht në segmentin e vetive të drejtimit dhe vozitjes.

Grand Santa Fe është për 10 mm më i lartë,, 5 mm më i gjerë dhe 225mm më i gjatë falë distancës më të madhe prej 100mm mes boshteve, ndërsa me kapacitetin e bagazhit prej 607 litrave, është më i miri në klasën e vet. Në përputhje me stilin e jetesës dhe nevojat, blerësi mund të zgjedh versionin me 6 apo 7 ulëse.

Në krahasim me Santa Fe më të vogël, versioni i zgjatur me dizajn dallon paksa, me formën më ndryshe të maskës së përparme dhe dritat e mjegullës si dhe mbrojtësin e përparmë, ndërsa pjesa e pasme natyrisht se është më e rrumbullakët. Grand Santa Fe vjen me fellne alumini 18 dhe 19 inç, ndërsa e lëviz motori i fuqishëm dhe efikas 2,2 litërsh me naftë ‘R’ VGT me 197 kuaj fuqi dhe emetim të gazrave CO2 prej 192 g/km. Me stilin e tij urban dhe modern, gjenerata e re e Grand Santa Fe duket e fuqishme, dinamike dhe e rafinuar, me një formë të karrocerisë e cila jep një premtim të qartë se kjo veturë është e sigurt dhe praktike, por gjithashtu edhe e sofistikuar.

Një qëndrim dinamik është arritur me uljen e vijave të kulmit, xhamit mbrojtës më të tërhequr, skaje më të ulët të xhamit prapa dhe këndeve më të mprehta anash. Pamja moderne dhe e sofistikuar në pjesën e jashtme, bartet edhe në brendi, ku gjenerata e re e Hyundai Grand Santa Fe vjen me një varg tiparesh inteligjente, të cilat e rrisin komforin dhe rehatinë si për vozitësin, ashtu edhe për pasagjerët, duke ofruar përvojë pa stres për të gjithë udhëtarët.

Për të përmirësuar përvojën e vozitjes, Hyundai ka pajisur gjeneratën e tretë me ndihma për vozitësin, siç është timoni i përshtatshëm dhe me kontroll radari, pastaj detektimi i dritave dhe fshesave të shiut, të cilat ndizen vetë kur e kërkojnë kushtet, duke i mundësuar vozitësit të përqendrohet tërësisht në rrugën përpara. Po ashtu, Grand Santa Fe është e pajisur edhe me sistemin ‘Smart Parking Assist System’, i cili i ndihmon vozitësit të parkoje dhe në hapësirën më të ngushtë. Për të përmirësuar rehatinë, ulëset para janë të pajisura me pajisje elektronike, derisa ulësja e vozitësit ka funksionin e memories për të përshtatur pozitat e ndryshme të preferuara të vozitësit. Rendi i dytë i ulëseve rrëshqet dhe paloset me një të prekur, duke ju dhënë pasagjerëve një qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në rendin e tretë të ulëseve.

Fuqia e gjithanshme

Siç e përmendëm më lartë, Grand Santa Fe vjen motorin e fuqishëm dhe efikas 2,2 litërsh me naftë ‘R’ VGT me 200 kuaj fuqi dhe emetim të gazrave CO2 prej 192 g/km. Por ky nuk është motori i vetëm, pasi në ofertë është edhe një motor tjetër me naftë dhe një me benzinë. Motori tjetër me naftë është ai 2,0-litërsh ‘R’ me VGT, i cili zhvillon 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 382Nm.

Kur flitet për motorin me benzinë, kemi të bëjmë me versionin ‘Theta II’ 2,4-litërsh GDI, i cili ofron forcën maksimale prej 193 kuaj fuqi dhe emetim të gazrave CO2 prej 197 g/km. Motori i fuqishëm i Grand Santa Fe, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 9.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 205 km/h. Duke marrë parasysh përmasat e kësaj veture, harxhimet nuk janë aspak të larta dhe ato sillen në 8.4 litra për 100 kilometra të kaluara. Të gjithë motorët mund të kombinohen me transmision manual apo automatik me 6 shpejtësi.

2198 cc

Shpejtësia

205 km/h

Fuqia

200ps

Harxhimet

8.4l / 100 km

Interieri
Pamja moderne dhe e sofistikuar në pjesën e jashtme, bartet edhe në brendi, ku gjenerata e re e Hyundai Grand Santa Fe vjen me një varg tiparesh inteligjente

Shpejtësia
Motori i fuqishëm i Grand Santa Fe, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 9.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 205 km/h

Harxhimet
Duke marrë parasysh përmasat e kësaj veture, harxhimet nuk janë aspak të larta dhe ato sillen në 8.4 litra për 100 kilometra të kaluara

Motori
Grand Santa Fe vjen motorin e fuqishëm dhe efikas 2,2 litërsh me naftë ‘R’ VGT me 200 kuaj fuqi dhe emetim të gazrave CO2 prej 192 g/km

loading...