Hyn në det për t’u larë, gjen vdekjen pushuesja / Pushimet përfundojnë në tragjedi

loading...

loading...

Drejtoria e Komisariatit Lezhë njofton se ditën e djeshme në fshatin Kune të Lezhës, një pushuese 44-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën pasi është futur në det.

Ngjarjen e kanë pikasur fillimisht pushuesit e tjerë të cilët i erdhën në ndihmë duke e nxjerrë atë në breg. Por me gjithë përpjekjet gruaja ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej me urgjencë për në spital.

Dyshimet paraprake thonë se 44-vjeçarja mund të ketë humbur jetën sipasojë e një infarkti sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë. Materialet në lidhje me rastin në fjalë i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

loading...