Humphries refuzon divorcin nga Kim

loading...

f1_26-divor1359205369

loading...
Kris Humphries si duket nuk e ka në plan ta lë të qetë ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, pasi ka refuzuar një marrëveshje të ofruar prej saj në vlerë prej 10 milionë dollarësh.

Basketbollisti, i cili ishte ndarë nga Kim pas 72 ditëve martese, ka refuzuar ofertën e madhe për shkak se dëshiron që totalisht të anulohet martesa e tij nga Kim.

“Pasi Kim aplikoi për divorc, ajo i ofroi Krisit 10 milionë dollarë për t’u ndarë në mënyrë paqësore, por atij kurrë nuk i kanë interesuar të hollat. Ai është shumë fetar dhe dëshiron të martohet me dikë tjetër me ndërgjegje të pastër, prandaj dëshiron që martesa e tyre të mos jetë një divorc, por anulim totalisht në mënyrë ligjore dhe fetare, prandaj po zgjat ky proces”, ka thënë një burim, transmeton BW.

Kim është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së parë me reperin Kanye West.

loading...