Humbni kilogramë me dietën e natës

loading...

54878_2[1]

loading...
TIRANE – Dieta e re premton tre kilogramë më pak për një javë, edhe pse mund të konsumoni patate, brumëra, e madje edhe ndonjë gotë verë në ditë.

Dietën e natës e ka sajuar dr. Caroline Apovian, e cila në njërin prej spitaleve më të mira të Amerikës, në Qendrën Mjekësore të Bostoni, ka ndihmuar mijëra njerëz që ta arrijnë peshën ideale. Ajo thotë që pacientët e saj zakonisht humbin tre kilogramë çdo javë.

Dr. Apovian tashmë prej 25 vjetësh është duke e përsosur këtë dietë, e cila është e sajuar në mënyrë të veçantë pwr tw mbrojtur muskujt kur reduktohet sasia e ushqimit që konsumoni.

Dieta ndahet në dy pjesë. Çdo javë, një ditë bëni pushim të plotë sa i përket ushqimit dhe mund tw konsumoni vetëm tri lëngje frutash ose perimesh. Pas kësaj dite zakonisht humb një kilogram dhe shpejtohet djegia e dhjamit. Plani është që ta keni një ditë në javë pa ushqim derisa të arrihet pesha e detyruar.

Rregullat e gjashtë ditëve tjera:
1. Për çdo ditë plotësojini nevojat ditore për proteina dhe kurrë mos konsumoni më pak se aq në ditë.
Për femrat e gjata:
– deri në 165 cm nevojiten 350 g proteina në ditë
– 1,70 cm nevojiten 375 g
– 1,75 cm 400g
– 1,80 cm 425g

2. Hani fruta sa të dëshironi
3. Hani perime siç janë brokoli, qepa, karota, lulelakra, lakra, speci dhe spinaqi
4. Konsumoni dy porcione nga 240 ml qumësht ose djathë me pak ose aspak yndyrë
5. Mund të konsumoni dy ose tri porcione të produkteve të drithërave integrale.
6. Mund të konsumoni 100 g perime si patatja, kungulli, fasulja, bizelja ose lenta.
7. Sa u përket yndyrave, mund të konsumoni nga një lugë të vogël me vaj ulliri, majonezë me përqindje të ulët të yndyrës, fruta me lëvozhga ose fara në ditë.
8. Pini tetë gota ujë në ditë. Mund të pini kafe dhe çaj ose pije dietike, por në to nuk llogaritet konsumimi ditor i ujit.

loading...