Humbja e parë e Barcelonës pas 23 javësh në kampionat – VIDEO

loading...

foto

loading...
Pas tetë muajsh, në 23 ndeshje të luajtura në kampionat (përfshirë sezonin e kaluar), Barcelona pëson një tjetër humbje. Më 21 prill të 2012-ës, Reali i Madridit ishte në “Camp Nou” për t’u ndeshur me blaugranat. Në një atmosferë të jashtëzakonshme si zakonisht në “El Classico”, festa u kthye në trishtim, pasi vendësit u mundën 1-2 duke i thënë lamtumirë titullit kampion 4 ndeshje para përfundimit të kampionatit. Që nga ajo kohë Barça nuk e kishte provuar shijen e humbjes deri sot (dje). Në takimet e luajtura jashtë fushe, blaugranat kishin një vit që nuk humbisnin. Dështimi i tyre i fundit në La Liga ishte në shkurt të 2012-ës, në fushën e Osasunës.

Real Sociedadi bën atë që shumë skuadra të mëdha të Spanjës dhe Evropës nuk e realizuan dot deri tani, të fitojë ndaj Barcelonës së madhe. Në “San Sebastian” dukej sikur gjithçka po shkonte si çdo ndeshje për blaugranasit që morën menjëherë kryesimin 2-0 në 25 minuta lojë me Messin dhe Pedron por ndeshja mori një rrjedhë tjetër kur Pique në pjesën e dytë në 56’ la me 10 lojtarë shokët e skuadrës duke u ndëshkuar me dy të verdhë. Në fakt goli i parë i vendasve me Castro u shënua me 11 lojtarë të Barçës në fushë, por largimi i Pique i dha zemër ekipit të Montainer që arritën barazimin po me Castron në 63’.

Barcelona e çorientuar dhe me 1 lojtar më pak nuk dinte të reagonte dhe vendasit u shpërblyen për guximin dhe sulmet e shpeshta në minutën e 91’ kur Aguirretxe realizoi golin e tretë dhe të suksesit të madh për Real Sociedad. Kështu pas 19 javësh në kampionat, ekipi i Vilanovas njeh shijen e humbjes por mbetet në vendin e parë me 55 pikë. Për t’u shënuar rekordi i Messit, që realizoi në takimin e 10 rresht në La Liga duke barazuar Ronaldon në 1996.

Trajneri Tito Vilanova e vlerësoi lojën e bërë nga Real Sociedadi, ndërsa nuk e bëri tragjike humbjen e parë sezonale. “E kam thënë që të gjitha fushat janë të vështira. E përgëzoj Sociedadin për lojën e bërë. Lojtarët e tyre u paraqitën mjaft mirë, por unë nuk kam kritika për ekipin tim. Me përjashtimin e Pique-së, gjërat u bën më të vështira. Megjithatë do të vinte një ditë që unë do të humbja. Por ndeshje të tjera na presin, ndërsa lojtarët e mi nuk do të ndikohen nga humbja”.

Trajneri i Sociedadit, Filip Montanier, u shpreh se ishte tepër krenar për fitoren ndaj Barcelonës. “Kjo fitore erdhi falë punës së madhe, por edhe fatit. Jam shumë krenar për ekipin tim. Ne e dinim që do të vuanin ndaj tyre. Kemi kaluar momente të vështira, por skuadra asnjëherë nuk u dorëzua. Tani shpresoj që kjo fitore të rrisë besimin tonë për të ecur përpara. Shpresoj ta shikoj këtë shpirt gare edhe në takimet e tjera”, – tha tekniku.


Real Sociedad 3-2 Barcelona


REAL SOCIEDAD 3 BARCELONA 2 by acosart

loading...