Humbin jetën dy femra në aksident trafiku

loading...

Dy femra, në dy raste të ndryshme kanë humbur jetën pasi që të njëjtat janë goditur nga veturat. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit, ku shoferi me veturën e tij Mercedes ka goditur këmbësoren e cila gjatë rrugës për në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF nga Deçani.
f.0726112036492_m

loading...

Kurse, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur po të enjten në fshatin Banjë të Istogut, ku ngasësi i automjetit të tipit Pasat, ka goditur këmbësoren femër, e cila ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i krimeve të rënda i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

loading...