Humbi 70 kg për 15 muaj në mënyrën më të thjesht të mundshme

loading...

belly-off-david-clark-780x439-680x350

loading...
Falimentimi i biznesit kishte bërë që David Clark të bie në grackën e alkoolit dhe qetësuesve. Ai peshonte rreth 150 kilogramë dhe niveli i shtypjes së gjakut e rrezikonte shëndetin e tij.

Clark kishte provuar çdo dietë të mundshme, mirëpo asgjë nuk i kishte funksionuar, transmeton Telegrafi.

“Narrativi i Hollywood-it është kur bëni aksident me veturë dhe zgjoheni nga gjumi në burg – të dy këto dy gjëra më kanë ndodhur mua. Por, kjo nuk është aq e vërtetë. I gatshëm je vetëm atëherë kur vërtetë je i gatshëm. Krejt në fund e kam kuptuar se jam në rrugën për një vdekje të parakohshme. Ne, alkoolistët, këtë e quajmë moment të qartësisë”.

Ishte 6 gushti i vitit 2005 kur Clark i kishte mbathur këpucët e vrapimit dhe kishte vrapuar për vetëm 15 sekonda. Por, kësaj rutine i ishte përmbajtur.

“Çdo ditë duhej ta bëja vetëm këtë gjë të thjesht e të çmendur. Dhe, nëse do të kishte pasur ditë kur nuk kisha vrapuar, qoftë edhe një ditë e vetme, kjo do të thoshte se kisha hequr dorë”.

Pas tre muajve ai kishte humbur 22 kile dhe kishte provuar të vraponte 5 kilometra.

Pjesë tjetër e rëndësishme gjatë rrugëtimit të tij për humbje të peshës kishte qenë edhe ushqimi. Ai ishte betuar se nuk do të hante asgjë që ia ngritë nivelin e sheqerit në gjak. Ushqehej vetëm me pemë e perime, djathë, vezë etj.

Për vetëm 15 muaj, Clark e kishte humbur gjysmën e peshës së tij dhe tani është një ultra-maratonist 45 vjeçar.

Clark kishte vrapuar edhe nga Los Angjelos deri në Alexandria, Virgjinia, për ngritje të vetëdijesimit rreth PTSD-së. Tani ai është pronar i një palestre ku qëllimi kryesor i klientëve është të mos heqin dorë.

loading...