Humb jetën një shqiptar në Dubai (Foto)


Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Dubai. Armand Qorri ka gjetur vdekjen si pasojë e hedhjes me parashutë.
I riu njihej për pasionin e tij të hedhjes me parashutë, pasion që i kushtoi dhe jetën. Në profilin e tij në “Facebook” mund të gjenden foto dhe video të realizuara me parashutë:
“Pasi të keni shijuar fluturimin, ju gjithmonë do të ecni në tokë me sytë tuaj kthyer nga qielli, pasi aty keni qenë, dhe aty do të ktheheni”, shkruan Armandi në një status ku poston një video të tijën me parashutë, raporton Shekulli.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Armandi kishte kohë që jetonte dhe punonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Untitled