Humb jetën një 8 vjeçare në Skënderaj, ka rene ne ujerat e rrembyeshme

loading...

foto (1)

loading...
E plotësuar) Nga vërshimet që kanë ndodhë në Skënderaj, ka humbur jetën një vajzë 8 vjeçare nga fshati Izbicë. Ajo po kthehej nga shkolla kur ka rënë në ujerat e rrëmbyeshme.

Rastin për Klan Kosova e konfirmoi Besim Hoti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Trupi i pajetë i vajzës, siç mëson Klan Kosova, është gjetur nga familjarët kur ai është nxjerrur në breg të lumit.

Qyteti i Pejës, disa pjesë të qytetit të Skenderajt, por edhe në fshatrat Llaushë, Klinë, Tushilë dhe Açarevë janë përmbytur prej vërshimeve.

Në komunën e Klinës të reshurat e shiut kanë shkaktuar telashe ku janë bllokuar rrugët nga uji dhe ka rrëshqitje të dheut.
“Drejtori i Shërbimeve Emergjente në komunën e Klinës Esat Raci, nga tereni ka njoftuar se është formuar shtabi emergjent për menaxhimin e situatës në teren .Ndërsa, në fshatin Jashanicë 4 familje janë evokuar nga shtëpitë e tyre”. njofton Komuna e Pejës.

Po ashtu vërshime ka edhe ne fshatin Zajm . Kurse në fshatin Leskoc është bllokuar rruga ku qytetarët e kanë të pamundur lëvizjen .Po ashtu , Raci ka njoftuar se lumi Lumbardhë që vjen nga Peja ka vërshuar tokat bujqësore të fshatrave Drenoc, Grabanicë e Poterq.

Të vërshuara janë edhe tokat bujqësore në rajonin e fshatrave Grabanicë e Gremnikë dhe Dellovë e Restokë që shtrihen përgjatë dy lumenjve me të mëdhenj të kësaj komune të cilët janë fryre nga prurjet e shumta. Në fshatin Jelloc të Klinës, familja e dëshmorit të kombit të Sadik Rracit, ka njoftuar për rrëshqitje të dheut ku drejtpërdrejtë është e rrezikuar edhe shtëpia e tij.

Ndërsa, është ndërprere mësimi në shkollën fillore në fshatin Poterq të Klinës ngase uji ka vërshuar në oborrin e shkollës. Kjo është konfirmuar nga drejtori i Arsimit në Klinë Ramiz Rrusta. Sipas tij, në ndërrimin e parë mësimi është zhvilluar normalisht kurse nxënësit e pasdites janë kthyer në shtëpi nga frika se uji mund të vërshoj edhe objektin shkollor. Në shkollat tjera raportohet së mësimi është duke u zhvilluar normalisht.

—-

Qyteti i Pejës i vërshuar në përmasa të jashtëzakonshme nga reshjet e shiut tashmë i është kthyer normalitetit.

Stadiumi “Haxhi Islami” vazhdon të jetë i mbushur me ujë.

Rrugët janë të kalueshme përpos hyrjes në Gjakovë që është e bllokuar.

Mësimi i ndërrimit të pasdites në shkollat e qytetit është anuluar por nesër pritet që mësimi të zhvillohet sipas orarit.

Ende nuk dihet se sa janë dëmet materiale.

Vërshimet ishin përhapur nëpër të gjithë qytetin.

 

loading...