Humb jetën në aksident pronari i lokalit më të njohur

loading...

loading...

Është zbuluar identiteti i motoristit që humbi jetën të martën në aksident në Ohër. Sipas gazetës “Dnevnik” bëhet fjalë për Kërste Veljanovski, pronar i një lokali të njohur në Ohër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër, në afërsi të fshatit Trebenishtë, midis një motoçiklete dhe një kamioni. Motoçikleta nga Shkupi ka lëvizur në drejtim të Ohrit, ndërsa kamioni i rëndë “Scania” ka lëvizur nga Ohri drejt Kërçovës. Motoçikleta ka përfunduar nën kamion.

Nga МВР kanë konfirmuar që vozitësi i motoçikletës e ka humbur jetën në vend të ngjarjes./gazetain.com

loading...