Humb jetën 19-vjeçari, ra nga skelat e pallatit

480249_477182892335505_2056485710_n

Një 19-vjeçar ka humbur në mënyrë tragjike jetën, teksa është rrëzuar nga skelat e një pallati në ndërtim pasditen  e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, ku i riu ra nga skelat e pallatit në ndërtim duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka konfirmuar se rënia e djaloshit ka qenë aksidentale.