Hudhet poshtë padia ndaj ”Sulltanit”

loading...

foto (5)

loading...
Një gjykatë në Stamboll hodhi poshtë padinë kundër serialit televiziv ”Sulejmani i madhërishëm”, një film që ka si subjekt sulltanin më jetëgjatë në fron, i njohur si Sulltan Sulejmani i Madhërishëm dhe që përmbajtja e tij është kundërshtuar me tepër se një herë edhe nga kryeministri i vendit, Recep Tayip Erdogan.

Vitin e kaluar kryeministri turk u mor shpeshherë me producentët e filmit, që pasur një audiencë të admirueshme në Turqi dhe në shumë shtete të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, duke theksuar se ata kishin anashkaluar sukseset e këtij sulltani dhe ishin përqëndruar më tepër në problemet me haremin e tij.

Erdogan, një admirues i madh i Turqisë otomane dhe i akuzuar shpeshherë si mbrojtës i një vizioni neo-otoman, kërcënoi me ndërmarrjen e procedurave ligjore.
“Kemi paralajmëruar autoritetet dhe presim që drejtësia të marrë vendimin e duhur”, kishte paralajmëruar ai.
Shumë shpejt, dy padi u ngritën për ”fyerje të historisë së Sulejmanit të Madhërishëm” duke e paraqitur atë si feminist dhe jo si ”një lider të madh”.

Gjykata turke hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se ”vetëm pasardhësit e Sulejmanit mund të ndërmarrin veprime ligjore”, transmeton BW. ”Ky serial është frymëzuar nga historia dhe është vetëm një trillim”, theksoi gjykata.

loading...