https://youtu.be/uuT_4XElXOU

loading...

dikiq-650x358

loading...

Ish komandanti i Xhandarmerisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili ishte arrestuar bashkë më 19 serbë tjerë më 15 tetor për shkak të dyshimeve se kishte planifikuar sulm terrorist në institucionet e Malit të Zi gjatë ditës së zgjedhjeve, thotë se është kundër grupimeve çetnike dhe se nuk ndjehet i sigurt për shkak të “punës së tij kundër terroristëve shqiptarë”.
Ai thotë se policia e ka trajtuar atë në mënyrë profesionale, por jo edhe policët civilë, ka thënë kryetari i Këshillit për kontroll qytetare ndaj të punës së policisë, Aleksandar Zekoviq, i cili e ka vizituar atë në burg,
Siç ka njoftuar Zekoviq, gjatë vizitës ka folur me 13 të burgosur, derisa nuk i është mundësuar biseda me të paraburgosurin A.A.

“Ka thënë se gjatë arrestimit, derisa ishte i lidhur, zyrtari në rroba civile, rreth moshës 52-53 vjeç, i gjatë 185-190 cm, disa herë i ka thënë “a po donë me ta lidhë një (shuplakë)”, ka thënë Zekoviq.

Dikiq thotë se atij i janë montuar telefoni dhe çelësat pak para arrestimit.

“Atë telefon, sipas tij, e ka marrë para “Delta Cityt” pak para arrestimit, derisa çelësat në veturë i ka hedhur një bashkëpunëtor i policisë me rastin e largimit nga vetura dhe atëherë është kryer arrestimi”, ka sqaruar Zekoviq,
“Thotë se është kundër grupimeve çetnike, prandaj është absurde se mund të ketë lidhje me ta. Ai thotë se është i angazhuar në Lëvizjen Patriotike të Serbisë dhe se nuk ndjehet i sigurt dhe se siguria mund t’i cenohet për shkak të punës së tij të mëhershme kundër terroristëve shqiptarë”, përcjellë fjalët e Dikiqit, Zekoviq.

Dikiq dhe serbët e tjerë të arrestuar në Mal të Zi, po ashtu për qëllim kishin edhe kidnapimin e kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit.

Dikiq njihet edhe si kriminel i rangut të lartë në pjesën veriore të Kosovës dhe i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve.

loading...