HTC One – nga mesi i prillit

one1_large_verge_medium_landscape

HTC ka prezantuar smartphonin më të avancuar, modelin One, kah mesi i shkurtit. Edhe pse shumë adhurues e pritën me gëzim lajmin që mund të paraqitet në treg në afat rekord, duket se do t’u duhet të presin edhe pak.

Siç njofton Engadget, sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie, liferimi global i One fillon gjatë prillit. Përjashtim do të bëhet vetëm për blerësit në tregun gjerman në ofertën e operatorit O2, si dhe për ata që tashmë janë parapaguar për blerjen e këtij telefoni – këto dy kategori të blerësve do t’i marrin One-t e vet deri në fund të këtij muaji.

Për arsyet e shtyrjes nuk ka informata zyrtare, kurse ato jozyrtare flasin për problemet me furnizimin me sasi të mjaftueshme të komponentëve për krijimin e moduleve për kamerë.