Hoxhë Fatmir Latifi, bën edhe një pajtim gjaku në Mitrovicë (Video)


Në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, imami Fatmir Latifi, pajtoi tri familje shqiptare në armiqësi.
Hoxha tha se fjala është për “pajtesë plageseje”, pra plagosje, duke shtuar se familjet shqiptare nuk duhet të jenë të armiqësuara.
0
“Jemi vëllezër prej gjaku”, tha ai. “Ai që fal, ai që e shtrinë dorën e pajtimit, ai është burrë”.

Hoxha Fatmir detyroi familjen Sadiku t’i kërkojë falje familjes Haxhiu dhe Ferizi, si dhe që të nënshkruhet pajtimi.