Hoxhe Enis Rama: Askush nuk e perkrah ISIS-in(VIDEO)

Imami i xhamisë “Isa Begu” në Mitrovicë, Enis Rama, thotë se ata që shkojnë në Siri, apo Irak, nuk kanë “dalë” nga xhamitë e Kosovës.
“Unë, si imam, kam shumë ligjërata që të mos shkohet në Siri”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Sipas tij, këta djem duhet të kthehen dhe Kosova ka hoxhallarë që mund t’i orientojnë, sepse ata kanë një version ndryshe të interpretimit të fesë, “meqë u është bërë një bllokim”.
“Pse nuk ka 40 vjeçar që kanë shkuar në Siri? Ata janë të rinj, në moshë të pjekurisë, të kuptimit ndryshe të gjërave. Dikush na i ka marrë ata djem të rinj”, thotë ai. “Duhet të bashkohemi, të kontribuojmë e të bashkëpunojmë, t’ua sqarojmë se dëshira për të kontribuar nuk mungon as këtu. Ai që don xhenet, mund ta fitojë në Kosovë. Xhihadi nuk kupton vetëm pushkë kundër armikut, po shumë fusha për të bërë të mira. E, a ka vend më të përshtatshëm se Kosova për të bërë të mira”.
333333

PËr më shumë shikoni videon

Youtube: http://youtu.be/nUPJ-2EYuEE