Hoxhaj akuza Nikoliçit: Je i njëjti si në vitin 1994

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar rëndë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç duke i thënë se nuk ka ndryshuar aspak nga ai i vitit 1994 në raport me Kosovën.

Reagimi i ministrit Hoxhaj në Twitter vjen pas fjalimit të tij në takimin e liderëve të rajonit me Kancelaren Merkel në Procesin e Brdo-Brijonit.

“I shokur nga sjellja dhe fjalimi i Presidentit serb. Mendimet politike të Nikolicit për cështjet rajonale reflektojnë vetëm mentalitetin e vitit 1994 dhe jo të 2014″ ka shkruar Hoxhaj.

Në konferencën e përvitshme në Dubrovnik, Nikoliç ka thënë se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën dhe ka krahasuar rastin e Kosovës me Krimenë megjithëse tema qëndrore ka qenë infrastruktura, energjia e bashkëpunimi rajonal të udhëequr nga kancelarja Merkel.

Vetë Kancelarja më pas dhe në konferencën për shtyp ka përkrahur nënshkrimin e MSA-së për Kosovën, dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /LajmeOnline/