Houston shpall gjendja të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve vdekjeprurëse (Video/Foto)


Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka shpallur gjendja të jashtëzakonshme në Houston dhe përreth, pasi që vërshime të papara më herët kanë përmbytur shtëpi, kanë mbyllur magjistrale të mëdha dhe i kanë lenë të paktën pesë njerëz të vdekur në qytetin e katër më të madh të Amerikës
Abbot, i cili shalli gjendje të jashtëzakonshme në nëntë shtete të Teksasit, tha se vërshimet rrezikojnë të zgjasin për disa ditë, transmeton Gazeta Express.

Vërshimet e mëdha tanimë janë bërë një ngjarje vjetore në qytetin afër nivelit të detit, ku ekspertët ka kohë që kanë paralajmëruar për fatkeqësi të mundshme.

Mijëra shtëpi jashtë Houston janë vërshuar, shumica për herë të parë./Gazeta Express/
2108_1461058089-5650507