Hoteli turk zbulon darkën ‘sekrete’ të Ramës me Vuçiqin (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë qëndrimit në Stamboll, duket se kanë qëndruar bashkë, më shumë se sa kanë zbuluar vetë zyrtarisht.

Ata përveç te presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, janë takuar edhe në një resort turk në Stamboll, i cili edhe ka zbuluar aksidentalisht darkën e fshehtë të tyre.

Fotoja e tyre është publikuar nga vetë hoteli në faqen e tyre zyrtare në Instagram, duke dashur t’i bëhet reklamë resortit të tyre turistik, në kuptimin se ai vizitohet nga personalitete të larta të jetës politike.

Edhe pse Rama e Vuçiq shpesh përdorin retorikë të ashpër ndaj njëri – tjetrit, në këtë foto duket se kanë kaluar një takim shumë miqësor mes tyre, shkruan gazetametro.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë”, shkruhet nën fotot e dy liderëve ballkanik.

Fotografia është shkrepur gjatë vizitës së Ramës në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës. Gjatë kësaj vizite Rama dhe Vuçiq, patën edhe një takim të përbashkët me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.