Horror për “nderin në familje”, dy vajza ekzekutohen pse kërcyen nën shi

Dy adoleshente në Pakistan u vranë pasi akuzoheshin se kishin çnderuar familjen e tyre, duke kërcyer në shi. Noor Bashra dhe Noor Sheza, 15 e 16 vjeç, u filmuan teksa dëfreheshin duke kërcyer nën shi, por përhapja e videos u kushtoi jetën.

Të dyja vajzat u masakruan nga 5 burra të panjohur, në shtëpitë e tyre në veri të Pakistanit,transmeton balkan web.

Sipas policisë, dyshohet se masakra është organizuar nga vëllai i vajzave, Khutore, i cili e konsideroi videon si një “çnderim për familjen”./LajmeOnline/